Një nga punonjësit e burgut ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në rebelimin që shpërtheu në burgun në rajonin Volgograd të Rusisë.

Në deklaratën nga Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë (FSIN) thuhet se disa të burgosur kanë marrë peng stafin gjatë mbledhjes së komisionit disiplinor.

Më tej në deklaratë thuhet se janë bërë përpjekje për lirimin e pengjeve, se ka të lënduar dhe se drejt burgut janë dërguar forca mbështetëse.

Guvernatori i Volgogradit, Andrey Bocharov në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se 4 oficerë të burgut u plagosën dhe u dërguan në spital.

Duke deklaruar se njësitë e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë janë duke kryer një operacion, Bocharov vuri në dukje se nuk ka asnjë kërcënim për popullatën civile.

Në një deklaratë të bërë për mediat ruse nga zyrtarë të Komitetit Hetimor Rus, u dha se sipas gjetjeve fillestare, një oficer humbi jetën kur të burgosurit e burgut morën peng personelin.

Presidenti rus Vladimir Putin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mori informacion nga autoritetet përkatëse për incidentin në burgun e Volgogradit.

Në mediat sociale u njoftua se 4 të burgosur për të cilët thuhet se janë me origjinë nga Azia Qendrore, filluan një rebelim dhe sulmuan oficerët. Pretendohet se incidentin e kanë kryer anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Thuhet se në burgun e rajonit të Volgogradit janë më shumë se 1.200 të burgosur./aa