Këtë vit në Korenë e Jugut 28 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem, njoftoi Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

KDCA njoftoi se nga 20 maji e deri më tani janë regjistruar 3.019 raste me probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta.

Sipas agjencisë, nga nxehti ekstrem këtë vit deri më tani kanë humbur jetën 28 persona.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Administrata Meteorologjike e Koresë së Jugut, paralajmërohet se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fillim të shtatorit.

Administrata njoftoi më 24 qershor se u thye rekordi i temperaturës duke e regjistruar muajin qershor si "qershori më i nxehtë", i cili ishte regjistruar më parë në vitin 2018.

Në deklaratë thuhet se është dhënë alarm në 92 rajone në gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Seul, për shkak të të nxehtit ekstrem./aa