Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka zgjatur afatin e anulimeve të fluturimeve deri më 2 shtator për në Tel Aviv dhe Teheran, ndërsa deri më 30 shtator për në Bejrut për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për operacionet në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në kuadër të analizës aktuale të sigurisë.
Sipas kësaj, janë pezulluar fluturimet deri më 2 shtator për në Tel Aviv dhe Teheran, ndërsa deri më 30 shtator për në Bejrut.
Ndërkohë fluturimet drejt Amanit dhe Erbilit do të rifillojë që nga 27 gushti.
Pasagjerëve të prekur nga anulimet iu është ofruar opsioni i ndryshimit ose anulimit të rezervimit falas.
Lufthansa më parë në kuadër të analizës së sigurisë të bërë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, kishte anuluar të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Erbil, Teheran dhe Tel Aviv deri më 26 gusht.
Grupi Lufthansa përfshin edhe kompanitë e tilla si Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines./aa