Grupi parlamentar i partisë në pushtet në Türkiye, AK Parti, ka nominuar presidentin aktual Recep Tayyip ErdoÄŸan si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye më 14 maj.

 

AK Parti e cila u mblodh në selinë e Kuvendit të Madh Popullor të Türkiye-s në Ankara bëri të ditur se kanë nominuar unanimisht ErdoÄŸan-in për president.

 

Kreu i grupit parlamentar të AK Partisë, Ismet Yılmaz, duke njoftuar se kandidati i tyre është ErdoÄŸan, rikujtoi se zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, ndërsa në rast se mbetet në raundin e dytë do të zhvillohen më 28 maj.

 

Kujtojmë se ErdoÄŸan, javën e kaluar njoftoi se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Türkiye më 14 maj.

 

Dekreti i firmosur nga presidenti ErdoÄŸan ditën e njëjtë u publikua në "Gazetën Zyrtare".

 

Më 14 maj, populli turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Parlamentit.