Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji kërkoi transparencë për çështjen e trafikut të mbetjeve, që sipas saj “prek para të gjithëve qytetarët e Elbasanit”.
“Jam thellësisht e tronditur nga zbulimi i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme ku vendi ynë del i përfshirë dhe do të mbështes nismat e grupit parlamentar të PD për transparencë, sapo të nisë sesioni i ri i Kuvendit”, tha Gjergji.
Po ashtu si e zgjedhur dhe e mandatuar nga qytetarët e Elbasanit ku edhe banon, Gjergji theksoi se “është edhe më shumë e shqetësuar për këtë kanosje të mjedisit, të shëndetit, të jetës”.
“Kjo pasi shumë raportime, e të dhëna deri tani, sugjerojnë se gjeneruesi i mbetjeve është ‘Kurum'”, tha Gjergji.
Deputetja demokrate nxiti prokurorinë e Durrësit që ka hapur procedimin, të bëjë një hetim të plotë e të thellë të rastit./ata