Kryeministri Edi Rama informoi sot se, për pagat deri në 50 mijë lekë nuk do të ketë asnjë taksë.
Në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës, kryeministri Rama tha se, në parlament është një projektligj mbi “Tatimin mbi të ardhurat personale”, ku sanksionohet se asnjë pagë deri 50 mijë lekë nuk do të ketë asnjë taksë.
Rama tha se, kjo pagë do të shkojë në arkën e familjes dhe do të jetë më e lartë se sa ajo që shkon sot si rezultat i taksës.
Po ashtu, Rama tha se, për të gjitha ato kompani në sektorin e prodhimit që kanë problematika kontratash të lidhura dhe të cilat rëndohen në mënyrë të befasishme nga rritja e pagës minimale, diferenca e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të paguhet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.