Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, në mbledhjen e tij të së premtes, ka analizuar episodet dhe ngjarjet e ndodhura në javën e parë të Abissnet Superiores. Kuptohet që në qendër të diskutimeve ishin dy kartonët e kuq, Melos së Laçit dhe Zguros së Partizanit, të cilët janë pezulluar me nga dy ndeshje.  

Ja vendimet e tjera të marrë nga Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së:

● KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore, që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF-së.

● KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF-së.

● Lojtari i KF Laci, William Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF-së.

● Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguro për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Jozef Marashi të KF Vllaznia U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Arkel Likaj të KF Vllaznia U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Gerald Kubazi të KF Vllaznia U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./Dosja