“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e Ambasadorëve, e cila hap sot punimet në Tiranë.

Në konferencën, e cila do të zhvillohet deri në 28 gusht, do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ambasadorë, krerë të posteve konsullore, si dhe janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

Ceremonia e hapjes dhe paneli “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Ministrit Hasani dhe Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, do të jetë e hapur për median.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha dje se konferenca do të ketë në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Axhenda e konferencës;

09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve

Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE

Folës kryesorë

Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë

Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat./ata