Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ishte ndalesa e radhës e nismës “10 parqe në 10 ditë”, një mundësi për të shenjuar të gjithë bashkë Ditën e Maleve të Pastra.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga aksioni i pastrimit teksa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që iu bashkuan thirrjes së skuadrës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të dhënë mesazhe të bukura përmes aktiviteteve të prekshme.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Maleve të Pastra, këtë vit po zbatohet një nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe drejtorive të saj rajonale që synon pastrimin e parqeve kombëtare nga datat 22 deri më 31 gusht.

Nën moton “10 parqe në 10 ditë” synohet jo vetëm pastrami i zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, por edhe promovimi edhe më tej i Shqipërisë nga Alpet e veriut deri në Llogara./ata