Expo 2024 do të mbledhë bashkë gra sipërmarrëse dhe partnere biznesi nga Evropa dhe Azia Qendrore, me qëllim për të rritur kapacitetet, shkëmbyer përvojat dhe krijuar lidhje të reja biznesi.

Në këtë event të organizuar nga UN Women, që mbahet në nëntor 2024, do të marrin pjesë gra sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria.

UN Women, njofton se thirrja është e hapur deri më 31 gusht 2024, për të gjitha gratë sipërmarrëse në Shqipëri që aspirojnë të zhvillojnë më tej biznesin e tyre.

Tashmë në vitin e tretë, EXPO e grave sipërmarrëse është një platformë unike partneriteti për të avancuar sipërmarrjen e grave në rajon.

EXPO 2024 do të ofrojë një hapësirë interaktive për gratë sipërmarrëse, investitore dhe përfaqësuese të sektorit privat për lidhje dhe bashkëpunim, shkëmbim eksperiencash, ide të reja, ndërtim kapacitetesh dhe zhvillim biznesi.

Expo përfshin një sërë aktivitetesh për ngritjen dhe rrjetëzimin e bizneseve vendore dhe ndër-rajonale, si dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve që u japin mundësi bizneseve, investitorëve/eve dhe grave sipërmarrëse të rajonit të rrjetëzohen dhe të mësojnë nga palët e tjera.

Expo 2024 do të kulmojë me një event live me mundësi shkëmbimi dhe rrjetëzimi me investitorë.

Për t’u kualifikuar për të gjitha fazat e Expo-s, duhet që  gratë sipërmarrëse të përfaqësojnë një biznes në pronësi të tyre./ata