Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Erakchi u takua me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani, i cili vizitoi Teheranin.

Takimi i zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Teheran u mbajt i mbyllur për media.

Thuhet se pas takimit nuk do të ketë konferencë për media. Ministri i Jashtëm i Katarit, Al Thani në kuadër të vizitës së tij në Teheran do të takohet edhe me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian.

Katari priti bisedimet për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit, i cili vazhdon pushtimin dhe sulmet në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pengoi arritjen e një marrëveshjeje duke vendosur kushte të reja në negociatat e zhvilluara me ndërmjetësimin e SHBA-së, e cila mbështet Izraelin si dhe Egjiptit dhe Katarit./aa