Rita Ora ka përditësuar fansat për shëndetin e saj, pas problemeve të fundit. Këngëtarja 33-vjeçare tregoi gjendjen shëndetësore, pasi ishte shtruar në një spital të Budapestit muajin e kaluar.
Rita zbuloi se kishte vuajtur nga një problem shëndetësor mjaft i frikshëm që çoi në anulimin e shfaqjes së saj në Campus Fesztival në Hungari, e planifikuar për 27 korrik. Megjithatë, tani ajo i ka siguruar fansat se është rikuperuar 100% dhe i është rikthyer punës.
Muajin e kaluar ajo nuk zbuloi saktësisht se çfarë shkoi keq nga ana shëndetësore, por u kërkoi falje fansave të saj për koncertin që u anulua.
“Ju lutem më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte,” shkroi ajo, duke shtuar, “Duke kaluar natën në spital në Budapest, duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe unë jam sinqerisht mirënjohës për mirëkuptimin tuaj.”/BalkanWeb