Çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Mediat rozë raportojnë se prej disa kohësh qarkullojnë thashetheme për ndarjen e tyre, me disa detaje që e përforcojnë këtë ide. Një nga sinjalet më të forta është fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç

Për më tepër, raportohet se Gerdin këtë verë e ka kaluar pushimet pa Enadën, në shoqërinë e një vajze tjetër dhe të djalit të tyre, Roanit, i cili është 16 vjeç. Për momentin, nuk ka një deklaratë zyrtare nga çifti, por të gjitha shenjat tregojnë drejt përfundimit të martesës së tyre./Lexo