Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se nuk ka kontribuar drejtpërdrejt në "sulmet parandaluese" të Izraelit ndaj Libanit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder në një deklaratë për media tha se SHBA-ja ka siguruar vetëm mbështetje indirekte në "sulmet parandaluese" të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban.

Ai theksoi se SHBA-ja në këto sulme ka ofruar mbështetje inteligjence për Izraelin, vëzhgim dhe zbulim dhe se Washingtoni nuk dëshiron përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Ushtria izraelite më 25 gusht njoftoi nisjen e "sulmit parandalues" ndaj Libanit me pretendimin se Hezbollahu kishte planifikuar të shënjestronte Izraelin./aa