Forcat izraelite bombarduan shtëpinë e familjes së një të burgosuri palestinez me eksploziv në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite shpërthyen me një bombë një shtëpi të palestinezëve gjatë bastisjes në fshatin Urif në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Raportohet se shtëpia e hedhur në erë me eksploziv i përkiste familjes së palestinezit Basil Shehade, i cili është mbajtur në burgjet izraelite që nga 21 qershori i vitit 2023.

Basili akuzohet se ka ndihmuar autorët e incidentit në një vendbanim të paligjshëm hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar më 20 qershor të vitit të kaluar, në të cilin vdiqën katër kolonë.

Forcat izraelite ndëshkojnë palestinezët që ata i akuzojnë për kryerjen e sulmeve duke i arrestuar dhe burgosur, si dhe duke prishur shtëpitë e tyre./aa