Në qytetet Tulkarm dhe Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar është shpallur grevë e përgjithshme për të protestuar kundër dhunës izraelite.

Me thirrjen e grupeve politike palestineze, sot në Tulkarm dhe Betlehem është mbajtur grevë për të mbajtur zi për vrasjen 6 palestinezëve dje në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze.

Ndërkohë që vazhdojnë përgatitjet për funeralin e 6 palestinezëve në fjalë, greva në Tulkarm dhe Betlehem paralizoi jetën ekonomike, transportin dhe funksionimin e institucioneve publike dhe civile.

Pesë palestinezë u vranë në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarm ditën e djeshme.

Izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën mbrëmë vendbanimin Wadi Rahhal të Betlehemit dhe hapën zjarr mbi shtëpitë e palestinezëve. Në sulm, një palestinez u vra dhe 3 të tjerë u plagosën.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 652 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze që nga 7 tetori 2023./aa