Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati presidencial i Republikanëve, Donald Trump, tha se Elon Musk, për të cilin ishte shprehur më parë se mund t'i ofronte një vend në kabinet nëse fiton zgjedhjet, është shumë i angazhuar për të shërbyer në kabinet, por ai mund të ofrojë këshillime.
Trump ishte i ftuar në programin e transmetuesit amerikan në YouTube dhe ish-ushtarit Shawn Ryan.
Duke folur rreth Musk, për të cilin kishte theksuar se mund t'i ofrojë detyrë në kabinet në rast se zgjidhet, Trump tha: "Edhe ai dëshiron të bëhet pjesë. Shikoni, ai menaxhon biznese të mëdha dhe prandaj ai vërtet nuk mundet. E kisha marrë në kabinet, me siguri, por nuk e di se si mund ta bënte këtë me gjithçka që po bën. Por ai mund t'ju këshillojë dhe t'ju japë ide shumë të mira".
Trump më parë tha për një media se ai mund t'i ofrojë Musk një pozicion në kabinet ose konsulencë nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale.
Musk, pronari i kompanive tekonologjike Tesla, Neuralink, xAI dhe X, kishte dhënë mesazhin se ishte "gati" të shërbente në kabinet nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA.
Duke shpërndarë një foto të krijuar me inteligjencë artificiale që e përshkruan veten si "ministër" në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Musk kishte shkruar: "Unë jam gati të shërbej"./aa