Prodhimi vendas i rrushit, tashmë edhe në serra, po dominon gjithnjë e më tepër jo vetëm në furnizimin e tregut vendas, por edhe në eksporte.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, solli shembullin e Vullnetit, në Gërmenj, të Rrogozhinës, që ka investuar në kultivimin e rrushit dhe pjeshkëve të cilësisë së lartë.
Denaj ndau foto nga ferma me pemë frutore teksa shkroi, “në fermën e Vullnetit, i cili ka investuar në kultivimin e 15 dynym serra me rrush të cilësisë së lartë dhe 40 dynym plantacione pjeshke të varieteteve të ndryshme”.
“Përveç kësaj, Vullneti angazhohet edhe në kultivimin e shalqirit dhe perimeve në fushë sipas sezonit, duke garantuar produkte cilësore “Made in Albania” për tregun vendas”, tha Denaj./ata