Humbjet në rrjetin elektrik gjatë tremujorit të dytë të këtij viti zbritën në vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10 %.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT edhe humbjet në transmetim janë ulur me 17,2 %, gjithashtu humbjet në shpërndarje kanë rënë me 8.6 %.

Të dhënat tregojnë se humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7.5 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11.2 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të këtij viti u ul me 18.9 %, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Raporti i publikuar nga INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, tregon se ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44.6 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48.6 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 6.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike./ata