Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë një rishpërndarje të tyre në disa sektorë.
Qeveria ka vendosur që të shtohet fondi me 500 milionë lekë për fermerët si dhe të jepen 1.3 miliardë lekë kompensim ushqimor për punonjësit e policisë për sezonin turistik.
Nga ana tjetër, një pjesë e fondeve do të shpërndahen për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe infrastrukturën.
Në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 30.4 miliardë lekë apo 305 milionë euro më shumë se 7 mujori i vitit 2023./Scan