Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u regjistrua në rreth 1 milionë, ndërsa numri i netë qëndrimeve në rreth 2.3 milionë. Përmes këtyre treguesve ‘Scan Intel’ ka llogaritur netët mesatare të qëndrimit për totalin e vizitorëve si edhe për vizitorët e huaj.
Referuar shifrave numri mesatar i netë qëndrimeve nga vizitorët gjithsej është 2.1 netë. Nga ana tjetër, numri mesatar i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj llogaritet në 2.2 netë për person. Pra, mund të themi se mesatarisht një turist ka qëndruar 2 netë në një nga strukturat akomoduese. Edhe nëse i referohemi vetëm muajt qershor, si fillimi i sezonit klasik të verës, sërish dalim në të njejtën shifër.
Krahasuar me vitin e kaluar duket se këtë vit numri i turistëve ka qenë më i lartë, por kanë qëndruar më pak, edhe pse diferenca është fare e vogël. Nëse marrim në analizë shtatë vitet e fundit, të dhënat tregojnë se nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në mesataren e netëve të qëndrimit për person. Në të njejtën periudhë të viteve të kaluara mesatarja si për vizitorët gjithsej, ashtu edhe për ato të huaj, vlerësohet në afërsisht 2 netë.
Nëse do të flsinim për llojin e stukturës akomoduese, të dhënat tregojnë se hotelet kanë peshën më të madhe të numrit të vizitorëve, por ajo që vihet re është rritja e numrit të vizitorëve, sidomos ato vendas, në kampingje apo rulota argëtimi./Scan