Të paktën 43 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite që vazhduan dje në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal në një deklaratë me shkrim tërhoqi vëmendjen mbi humbjet e jetëve të shkaktuara nga sulmet ajrore të Izraelit ditën e djeshme në Rripin e Gazës.

Basal tha se të paktën 18 civilë prej të cilëve 3 fëmijë humbën jetën në 5 sulme ajrore që ushtria izraelite kreu në pika të ndryshme të qytezës së Gazës ndërsa 12 palestinezë humbën jetën në 4 sulme ajrore në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan 3 pika tjera në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, njoftoi Basal i cili shtoi se në këto sulme ajrore humbën jetën të paktën 13 civilë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 40.435 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa janë plagosur 93.534 të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata./aa