Ekipet e taskforcës për monitorimin dhe certifikimin e vendosjes së impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës, po vijojnë inspektimet në zonat bregdetare.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se ky proces rrit dhe përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri.

Prej muajit shkurt po operon taskforca e dedikuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar.

Kjo strukturë e posaçme ka në fokus të punës së saj kontrollin e të gjitha subjekteve që operojnë në bregdet dhe në zonat liqenore, për trajtimin e ujërave të ndotur sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores teknike të hartuar nga AKUK, përpara derdhjes së tyre ne ujërat larës, det apo liqen./ata