Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Në takim mes dy homologëve u bisedua për flukset e shtuara turistike, ku rreth 480 mijë vizitorë nga RMV, ose 28% më shumë deri në muajin korrik, kanë vizituar Shqipërinë.

Gjithashtu Kumbaro dhe Mexhiti u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punëve të përbashkëta në administrimin e pasurive të çmuara natyrore natyrore që bashkëndajnë dy shtetet si liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës.

Mbi të gjitha, theksoi Kumbaro “u bisedua edhe për avancimin e projektit për krijimin e parkut të madh ndërkufitar mes tre shtetesh, me Parkun tonë Natyror Korab-Koritnik, Parkun e Mavrovës dhe Parkun e Maleve të Sharrit në Maqedoninë e Veriut dhe Parkun Kombëtar të Sharrit në Kosovë”./ata