Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos vizitoi sot Spitalin Universitar të Traumës.
Në këtë vizitë, Vos u prit nga drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode.
Ambasadori shprehu falënderimet dhe vlerësimin e tij për trajtimin që stafi i këtij spitali i bëri dy turistëve bashkëkombas, të cilët ditë më parë u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.
Pacientët e politraumatizuar iu nënshtruan një ndërhyrjeje të vështirë operatore nga kirurgu Dr.Torba dhe ekipi i tij, e cila rezultoi e suksesshme./ata