3️7️2️5️ qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas  përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2024.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se, me 20 qendra të shpërndara në mbarë vendin dhe 340 aktivitete ndërgjegjësuese  të zhvilluara, skuadrat e Ndihmës Juridike Falas  kanë punuar me përkushtim për të forcuar lidhjen  shtet-qytetar.

Gjithashtu ato kanë mundësuar njohjen nga afër të komuniteteve lokale dhe kanë adresuar me efikasitet shqetësimet e tyre.

Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive./ata