Me një foto krah për krah bashkëshortes, Liri Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha ju ka uruar shqiptarëve Ditën e Verës.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook’, Berisha krahas fotos shkruan se kjo është festa e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të edhe njeriut.

 

Gjithashtu, Berisha uron një ndryshim të mirë për të mirë për të gjithë shqiptarët.

 

“Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! – festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut.

 

Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët!

 

Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan!:-shkruan Berisha.