Anijet që kanë flamurin shqiptar janë në “listën e zezë” të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nuk lejohen të lundrojnë në ujërat e tyre territoriale.

Shqipëria është në këtë listë së bashku me shtete si Koreja e Veriut, Tonga, Kongo, Guinea dhe Tanzania. Po ashtu në listë janë edhe Sao Tome dhe Belize.

Së fundmi listës i është shtuar edhe Kameruni. Anijet me flamurin e shtetit të Afrikës Qendrore nuk do të lejohen të lundrojnë në ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin e naftës ruse.

 

Sipas raportimeve, qindra tankera me naftë ruse, e transferojnë ngarkesën e tyre në anije me flamuj të shteteve të mësipërme, duke falsifikuar edhe dokumentetet, për të fshehur vendin e origjinës dhe shmangur sanksionet e Perëndimit. Një aktivitet i tillë ndodh kryesisht shumë pranë brigjeve të porteve të mëdha të Greqisë.

 

Ministria e Infrastukturës së Eenergjisë të Emirateve Arabe tha se anijet që mbajnë këta flamuj mund të udhëtojnë nëpër ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe vetëm nëse ato klasifikohen nga një anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Klasifikimit (IACS), një organ i sigurisë detare.

 

 

Sipas Bloomberg 1% e naftës kontrabandë ruse, transportohet me anije që kanë flamurin e Kamerunit.