Albian Hajdari kalon tek Torino? Kjo varet nga Cairo. Mbrojtësi i Luganos prej disa kohësh është zgjedhja e parë si krahu i majtë për prapavijën e Vanolit. Megjithatë, skuadra italiane duhet të nxitojë, konkurrenca për lojtarin në fjalë nuk mungon, më konkretisht nga Augsburgu dhe Basel.

Lugano kërkon rreth 5 milionë euro për të shitur mbrojtësin shqiptar, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, që është i gatshëm të transferohet te Toro.

Për këtë u fol në fillim të korrikut, kur skuadra italiane u përpoq ta merrte me një negocim relativisht të shpejtë. Por më pas iu desh të hiqte dorë për momentin, sepse ende nuk kishte burimet e nevojshme./Tema