Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet izraelite në Gaza janë vrarë 212 punonjës të OKB-së.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Palestinës, WAFA, UNRWA ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se institucionet e OKB-së i janë nënshtruar përafërsisht 464 sulmeve që nga fillimi i sulmeve të Izraelit, përkundër faktit se brenda tyre ka më shumë se 1,5 milion persona të zhvendosur dhe në sulme janë vrarë 212 punonjës të OKB-së.

Në deklaratë thuhet se në këto sulme ku u vranë më shumë se 563 palestinezë dhe u plagosën rreth 1.790 palestinezë, gjithashtu theksohet se 600.000 fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të sulmeve izraelite.

Po ashtu thuhet se kushtet shëndetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës janë në gjendje katastrofike për shkak të përhapjes së sëmundjeve infektive dhe epidemike në mesin e palestinezëve të zhvendosur.

Në sulmet e Izraelit në Gaza në më shumë se 10 muaj ku humbjet e jetëve, të cilët janë kryesisht gra dhe fëmijë, kaluan 40 mijë gjithashtu fatkeqësia humanitare po thellohet dita ditës./aa