Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë jetën e personelit të Forcave të Armatosura të dërguar në misione dhe stërvitje jashtë vendit për 3 vitet e ardhshme. Sigurimi do të bëhet nëpërmjet një kontrate me një shoqëri sigurimi, e cila do të zgjidhet sipas rregullave të prokurimit publik.
Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk është më e ulët se 10 mln lekë në rastet e humbjes së jetës ose zhdukjen e personit. Gjithashtu për çdo ushtar, i cili për dëmtime shëndetësore që do t’i shkaktojë paaftësi të përhershme do të sigurimi nuk do të jetë më i vogël se 12 milionë lekë.
Për sa i përket humbjes së jetës si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës sigurimi do të jetë në vlerë 5 mln lekë. Për individët që që do të kenë paaftësi të përkohshme për shkak të dëmtimeve në krye të detyrës do marrin 50 mijë lekë.
Sipas vendimit të Qeverisë, do të mbulohen shërbimet mjekësore në spitalet publike, por edhe në ato private. Kushtet standarde të kontratës së sigurimit dhe tabelat e koeficientëve të përfitimit janë miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe do të jenë të detyrueshme për shoqëritë e sigurimeve. Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes
Ky vendim ka ardhur si pasojë e një rritjeje të anagzhimeve të vendit në misione që lidhen me Nato-n dhe Bashkimin Europian e cila do t’i sigurujë ata ndaj rreziqeve të mundshme./Scan