Prodhimi i vajit të ullirit në Itali, veçanërisht në rajonin jugor të Pulias, po përballet me pasojat e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.
Në provincën e Foggia-s, të korrat e këtij nëntori pritet të jenë 50-80% më pak se vitin e kaluar, sipas Pietro Leone, i cili menaxhon një kompani bujqësore.
Diga Capaccio është një nga katër rezervuarët që siguron ujë në krahinë për qëllime industrie, vaditjeje dhe pijeje. Ajo ushqehet nga një përrua që transporton ujin e shiut në rezervuar.
Megjithatë, këtë vit diga përmban vetëm dy metra e gjysmë ujë, krahasuar me 17 milionë metër kub të zakonshëm, që u mbush dimrin e kaluar. Tre rezervuarët e tjerë janë plot vetëm 50%.
Megjithëse pemët e ullirit mund të kenë nevojë për më pak ujë se kulturat e tjera për të lulëzuar, nivelet e ulëta të ujit dhe temperaturat mbi 40 gradë për 50 ditë rresht mund të vënë në rrezik prodhimin e ullirit dhe vajit të ullirit./Scan