Sfida “Mbrojtja e planetit tonë” (POP) njoftoi partneritetin e saj të ri me qeverinë braziliane për të investuar 200 milionë dollarë për të mbështetur zgjerimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe indigjene të Brazilit.
Gjatë katër viteve të ardhshme, donacioni prej 200 milionë dollarësh do të përdoret për të ndihmuar Brazilin të arrijë zero shpyllëzim në Amazon dhe për të përshpejtuar tranzicionin e vendit të Amerikës së Jugut drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Koalicioni i ri po punon ngushtë me Ministrinë e Mjedisit të Brazilit dhe Ministrinë e Indigjenëve të Amazonës, organizatën jofitimprurëse Re:wild conservation të Leonardo DiCaprio-s dhe Fondin Bezos Earth të Jeff Bezos.
“Ne jemi të frymëzuar nga qëllimet ambicioze të Brazilit për të mbrojtur Amazonën, një nga vendet më të rëndësishme për jetën e egër në planet dhe jemi të ngazëllyer për të mbështetur këto përpjekje përmes Sfidës “Mbrojtja e planetit tonë”, tha DiCaprio.
Angazhimi synon të sigurojë zero shpyllëzime në Amazonë, të ruajë 145 milionë hektarë toka publike të Amazonës, të forcojë menaxhimin e zonave të mbrojtura ekzistuese dhe të drejtat e popujve indigjenë, dhe të luftojë si shpyllëzimin në zonat e mbrojtura të vendasve, si dhe prerjen e pyjet për të krijuar kullota