Në kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizren, është mbajtur festivali i veturave klasike “Oldtimer”.

Më shumë se 80 vetura klasike që erdhën në Prizren nga vende të ndryshme në kuadër të festivalit i cili këtë vit u mbajt për herë të 19-të, u ekspozuan në sheshin Shatërvan të Prizrenit.

 

Drejtori i festivalit Ehat Oreshka tha për Anadolu se këtë vit në festival erdhën shumë vetura klasike nga vende të ndryshme të Evropës të cilin tradicionalisht e organizojnë në shkallë ndërkombëtare.

 

“Ne po organizojmë një ekspozitë të hapur me këto vetura klasike dhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë xhiro dhe të shohin veturat e prodhuara nga viti 1929 deri në vitin 1985”, tha Oreshka.

Shpëtim Qoku, i cili u bë pjesë e festivalit duke ardhë nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, tha se veturën e tij klasike të prodhuar në vitet 1920 e ka sjellë në Prizren pas një udhëtimi të vështirë, duke vozitur përafërsisht 250 kilometra me të.

Turistët vendas dhe të huaj treguan interes të madh për festivalin, ku përfshiheshin veturat klasike të prodhuara një shekull më parë./aa