Kepa Arrizabalaga, 29 vjeç, është portieri i ri i klubit të Premierligës angleze, Bournemouth. Ai po largohet në formë huazimi një vjeçar nga Chelsea.

Kujtojmë se Kepa e kaloi edhe sezonin e kaluar në formë huazimi, te Real Madrid, ku u soll për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili duhej të mungonte pothuajse të gjithë sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Mirëpo, në nëntor të vitit të kaluar, Kepa pësoi një lëndim aduktor gjatë nxehjes për ndeshjen dhe në fund të sezonit nuk kishte më statusin e portierit të parë.

Kepa mbërriti te Chelsea në afatin kalimtar të verës 2018 nga Athletic Bilbao në një transfertë “të rëndë” prej 80 milionë eurosh, që është ende rekordi botëror për kompensimin e paguar për një portier.

Madje as që i është afruar pritshmërive për një figurë të tillë. Ai duhej të zëvendësonte Courtois, i cili u transferua te Reali nga Chelsea në verën e vitit 2018. Por spanjolli pati gjashtë vite torturuese në Londrën Perëndimore.

Ai ishte një “njësi” në dy sezonet e tij të para, por humbi statusin e tij të ekipit të parë nga Edouard Mendy, dhe më pas e rifitoi atë për pjesën më të madhe të sezonit 2022/23.

Chelsea solli Roberto Sanchez nga Brighton verën e kaluar si portieri i tyre i ri dhe Kepu nuk kishte më vend, shkruan sportam./TeSheshi