E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë.

VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Gjithashtu VanHorn theksoi rolin vendimtar të këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale./ata