Një 64-vjeccar është paraqitur të premten në spitalin e Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, bëhet me dije se i moshuari ka tentuar më herët ti japë fund jetës.

Teksa ndodhet ende në spital, raportohet se D.XH., është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi D. Xh., 64 vjeç, banues në Patos, i cili ka tentuar të vetëvaret.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore./BalkanWeb