Elis Rroshkodoli është personi që mbeti viktimë i një atentati ditën e sotme në Shkodër. 36-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda një ambienti të një lokali ku po konsumonte kafe.

Autori pasi ka qëlluar Rroshkodolin është larguar me shpejtësi, ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Viktima Elis Rroshkodoli rezulton një person me të shkuar kriminale dhe se ka patur vazhdimisht probleme me ligjin jashtë vendit.

36-vjeçari në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë./Opinion