Në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 53.19 miliardë lekë me një rritje prej 2,902 miliardë lekë ose 5.77%, krahasuar me fundin e vitit 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu u dominua kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 62.86% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 4.18% krahasuar me 31.12.2023.
Ndërsa numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2024 arriti 34 411 me një rritje prej 6.90%.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesëmbëdhjetë fonde investimi.

Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion”, “Raiffeisen Mix” dhe “Raiffeisen Solid” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest”, fondi i investimeve “Sigal Invest” nën administrimin e shoqërisë administruese “SIGAL-LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”./ata