Një 50-vjeçar është dëmtuar ditën e sotme në Bulqizë teksa punonte në një minierë kromi. Shkëlqim Kala është dëmtuar në këmbë teksa ka qenë duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, ndërsa ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj.