Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre. Edmond Haxhia, bashkë me tre britanikët Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgmen, u arrestuan të shtunën në Londër.

 

Ata dyshohet se kanë pasur për detyrë të vëzhgojnë lëvizjet e biznesmenit Ardjan Nikulajt përpara së të kryhej vrasja, në mesditen e 19 Prillit. Edmon Haxhia akuzohet se është organizatori i ekzektutimit të 51 vjeçarit.

 

4 të dyshuarit do të përballen me gjykatën në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Dokumentat janë në Prokurori të Përgjithshme dhe po bëhen gati për t’i nisur drejt Britanisë. Grupi hetimore pretendon se ka prova që i lidhin ata me ngjarjen. Do të jetë drejtësia britanike që do të thotë fjalën e fundit nëse 4 të dyshuarit  do të ekstradohen drejt vendit tonë. Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.

 

Ndërkohë emri i britanikut tjetër Harry Simson dhe protugezit Rubens Saravia janë tashmë në listën e të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Simson u largua nga vendit ynë mbrëmjen e 19 Prillit drejt vendlindjes, nga aeroporti i Rinasit. Ai ka dyshime se fshihet ende në Britaninë e Madhe. Ndërsa 27 vjeçari që akuzohet si ekzekutor, Rubens Saraiva, u largua nga pika e kalimit kufitarë në Kapshticë ditën e ngjarjes. Hetuesit kanë informacione se ai mund të ketë dalë nga territori grek. Emrat e Harry Simson dhe protugezit Rubens Saraiva janë me ngjyrë të kuqe në listën e Interpolit.

 

Grupi hetimor ende nuk e ka gjetur armën e krimit për të përfunduar fazën e mbledhjes së provave. Pstioleta tip TT dyshohet që është hedhur nga portugezi në lumin Drin. Ai kishte mbërritur në vendin tonë që më 14 Shkurt të këtij viti./klannews