Një helikopter me 19 turistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit është zhdukur në Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, deklaruan autoritetet rajonale.

”Kontakti i radios me helikopterin Mi-8 ishte humbur pranë vullkanit Vachkazhets dhe nuk kishte më asnjë kontakt me ekuipazhin”, thanë autoritetet në kryeqytetin rajonal të Petropavlovsk-Kamchatsky.

Gadishulli Kamchatka është i popullarizuar në mesin e turistëve për bukurinë e tij natyrore dhe peizazhin vullkanik.

Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë tha se mjegulla e dendur në zonë fillimisht pengoi një kërkim ajror për helikopterin, por ekipet tokësore ishin në gjendje të fillonin krehjen e terrenit të largët.

Hetuesit kanë hapur procedimin për shkelje të rregullave të trafikut ajror.

Ekskursionet me helikopterë janë veçanërisht të njohura në mesin e turistëve në Kamchatka gjatë muajit të pushimeve të gushtit.

Kompanitë private ofrojnë udhëtime në rezervat ku arinjtë jetojnë në natyrë ose zbarkojnë në vullkane./ata