Me rastin e Ditës së Tokës , OKB-ja përsëriti alarmin e saj për situatën klimatike të planetit.

 

Temperaturat mesatare globale gjatë tetë viteve të fundit kanë qenë më të lartat në rekord, dhe në vitin 2022 temperatura ishte 1.15 gradë mbi mesataren 1850-1900 . 

 

Kështu del nga raporti i fundit vjetor i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) për Gjendjen e Klimës, i cili ngre sërish alarmin për shkrirjen e akullnajave dhe rritjen e nivelit të deteve.

 

"Ne kemi nevojë për veprim të përshpejtuar klimatik me shkurtime më të thella dhe më të shpejta të emetimeve për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres .

 

"Mjaft luftë, le të bëjmë paqe me natyrën"- Nga ajri që thithim deri te uji që pimë e deri te toka që rrit ushqimin tonë: shëndeti i njerëzimit varet nga shëndeti i Tokës Nënë, megjithatë ne dukemi të prirur për shkatërrim," vazhdoi Guterres. 

 

"Ne duhet t'i japim fund këtyre luftërave të pamëshirshme dhe të pakuptimta kundër natyrës. Ne kemi mjetet, njohuritë dhe zgjidhjet, por duhet të rrisim ritmin." 

 

Me rastin e Ditës Botërore të Tokës, sekretari i OKB-së u kërkoi më pas "njerëzve në mbarë botën të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në shkolla, vendet e punës, komunitetet fetare dhe në rrjetet sociale, duke u kërkuar udhëheqësve të bëjnë paqe me natyrën. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”.