Helikopteri tip AS532AL Cougar me numër FA634 është ulur në Aeroportin e Rinasit dhe është në gatishmëri operacionale.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, helikopteri kreu punimet e thella të mirëmbajtjes pranë kompanisë RUAG në Zvicër, falë bashkëpunimit me NSPA (Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s) me të cilën MM është në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore.

Fluturimi kontroll teknik dhe i marrjes në dorëzim (Acceptance Test Flight) janë kryer me personelin pilot dhe teknik të Forcës Ajrore shqiptare në bord, theksoi Ministria e Mbrojtjes./ata