Siç e dini, në javët në vijim, qendrat e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit me Shqipërinë të cilat do të përpunojnë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian dhe europian do të jenë plotësisht funksionale, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shkruan e perditshmja lagazzettadelmezzogiorno.it.
”Muajt e fundit, siç e dinë mirë edhe ministrat Piantedosi dhe Crosetto kemi hasur në disa vështirësi operacionale, por po i kapërcejmë një nga një, sepse besojmë shumë në këtë projekt novator.
”Ky projekt hasi vështirësi jo vetëm nga mobilizimi i së majtës evropiane, por edhe i OJQ-ve në nivel ndërkombëtar, të cilat, siç do të keni lexuar u mobilizuan kundër Protokollit”, shtoi Meloni.
”Por si për habi shumica e vendeve anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit që ta përdorin modelin tonë me Shqipërinë si një zgjidhje novatore dhe për këtë arsye po synojmë të bëjmë gjithçka në perfeksion”, deklaroi Meloni./ata