Numri një i stolit të Juventusit, Motta doli në konferencë para ndeshjes ndaj Romës.
Cilat janë rreziqet kryesore të ndeshjes së nesërme?
Nesër do të përballemi me një ekip të fortë dhe të vendosur. Stadiumi do të jetë i mbushur plot, jemi përgatitur mirë, me entuziazëm dhe përgjegjësi. Jemi gati për të gjitha në fushë, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer.
Çfarë kampionati mund të bëni? Diçka rreth Djalo?
Djalò, Kostic dhe Arthur janë pjesë e Juventusit, por tregu i transferimeve në dalje nuk është mbyllur. Përqendrimi maksimal është te Roma. Jam i lumtur me merkaton, sepse kanë ardhur lojtarë të fortë që do të kompletojnë një ekip të fortë. Të rinjtë do të vihen në dispozicion të ekipit, jam shumë i lumtur.
Çfarë ju bën të mendoni se do të jetë një sezon i mrekullueshëm?
Të gjithë djemtë që erdhën, gjithashtu Koopimeners, bënë përpjekje të madhe për të arritur te Juventusi. Po flasim për djem që duhet ta vënë të gjithë talentin e tyre në dispozicion të ekipit, të japin më të mirën e tyre.
Një gjykim për De Rossi?
Ne jemi vetëm në javën e tretë. Daniele pati një fund sezoni të shkuar në nivel shumë të lartë. E njoh mirë, sepse ishim shokë në kombëtare. Ai më mbrojti kur më dhanë të 10-tën në kombëtare. Nesër do të jemi kundërshtarë, por i uroj atij gjithmonë më të mirat.
Çfarë mund të thotë sfida e nesërme?
Ne jemi në javën e tretë të kampionatit, është ndeshje e mirë për t’u luajtur. Duhet të mendojmë për të bërë një paraqitje të mirë.
A do të ndryshoni ndonjë gjë në mbrojtje?
Roma është një ekip me lojtarë të fortë. Ne duhet të mbrohemi si ekip dhe ta kuptojmë mirë momentin e ndeshjes.
Si janë prurjet e reja?
Të gjithë janë në formë. Të gjithë mund të thirren për nesër./BalkanWeb