Pas kapjes së dronit ditën e djeshme në burgun e Burrelit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shtuar vëmendjen në të gjitha IEVP në vend. Duke nisur me shtim patrullimi regjim i jashtëm dhe brenda në të gjitha institucionet e sigurisë.
Po ashtu, po shfrytëzohen të gjitha pajisjet inteligjente dhe sistemi që kanë burgjet dhe është shtuar vëmendja për mënyrën se si operojnë mjetet operuese./BalkanWeb