Pas aksidenteve të ndodhura javën e lkaluar, Policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore. Në fokus kanë qenë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë parametrat e shpejtësisë në qendrat e banuara dhe në afersi të vendkalimeve të këmbësorëve.
Si rezultat i kontrolleve me patrulla dhe mjete civile, të alternuara me shërbime të tjera të uniformuara, gjatë ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar 70 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.
Gjithashtu, duke konsideruar impaktin negativ që shumë të rinj japin në rrjetet sociale, duke publikuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht shpejtësitë mbi normat e lejuara, garat e shpejtësisë dhe përdorimin e celularit, po vijon puna për identifikimin dhe procedimin e tyre, sipas shkeljeve të kryera.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.