Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar po trafikonte 104 kg kanabis.

 

Mësohet se në pranga ka rënë Kristian Nikola Skëndaj, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një automjet që drejtohej nga 48-vjeçari, i cili në momentin që ka konstatuar se policia ishte vënë në ndjekje të tuj ka tentuar të largohet me shpejtësi.

 

Pas, pas pak minutash policia ka arritur që të arrestojë Kristian Nikola Skëndaj në fshatin Novosel.

 

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.