Shkenca më në fund ka konfirmuar atë që ne e dinim thellë në zemrat tona, faktin se muzika është e mirë për ne, shkruan 105.net.

”Një studim i ri ka zbuluar se ndjekja e rregullt e koncerteve mund të rrisë jetëgjatësinë tonë deri në 9 vjet. Dhe kjo nuk është e gjitha”, shkruan 105.net.

”Muzika live na bën më të lumtur, më të sigurt dhe më empatikë. Me pak fjalë, një eliksir i vërtetë i jetëgjatësisë”, thekson faqja e njohur web e muzikës.

”Për studimin në fjalë, u kryen teste psikometrike dhe monitorim kardiologjik në një spektër të gjerë aktivitetesh përfshirë, natyrisht, muzikën, kërcimin, jogën dhe terapinë me kafshë shtëpiake”, shton ajo.

”Rezultatet zbuluan një rritje të ndjeshme të parametrave të mirëqenies gjatë koncerteve. Në veçanti, pati një rritje prej 21% në ndjesitë e lidhura me kënaqësinë, një rritje prej 25% në rezultatet e vetëvlerësimit dhe ndjeshmërisë dhe një rritje prej 75% në stimulimin mendor”, thekson 105.net./ata